AFORIZMA


Fjalët e urta janë zbukurim i të folurit – (Persiane)


Bukuria e njeriut përbëhet nga bukuria e fjalës që flet – (Sami Frashëri)

Mendimet e larta gjinden në fjalë te shkurtëra – (Sami Frashëri)

Mençuria është armë e njeriut të kulturuar – (Herakliti)

Pasurinë mund ta vjedhin, por diturinë jo – (Hafiz Ali Korca)

Ai që ta ruan të fshehtën të do me shpirt – (Hafiz Ali Korca)

E vetmja rrugë që të çon te dituria është puna – (B.Shoë)

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me deshirë - (Naim Frashëri)

Një punë e bukur është më e dobishme, se një mijë fjalë të bukura - (Sami Frashëri)

Duhet të shfrytëzohet mirë koha, sepse jeta nga koha përbëhet - (Sami Frashëri)

Mos u prish me vellanë për punë te shokut, sepse shoqeria zhduket, vëllazeria mbetet (Sami Frashëri)

Vetëm puna i pengon njerëzit që të mos mendojnë për gjëra të këqija.

Më mirë është të meritosh e mos të fitosh, sesa të fitosh e të mos meritosh - (Spenser)

Trupi shërohet me të punuar, mendja me të mësuar- (Naim Frashëri)

Me mirë është të luftosh dhe ta humbësh betejën , sesa të mos luftosh asnjeherë – (Hegel)

Politika s’eshte asgje tjeter, pos mjeshteri e rrenes ne çastin e duhur – (Volter)

Veprat flasin më shumë se fjalët - (Angleze)

Dashuria mbin nga besimi, jeton nga shpresa, ndersa vdes nga mëshira - (Monteskie)

Pa nderime s’ka dashuri - (Kant)

Nuk ka krijesë pa dashuri, as dashuri të sinçertë pa xhelozi - (Mom)

Muzika është ushqim i shpirtit – (Shekspiri)

Vdekja është e bukur, kur jeta është e shëmtuar – (Bah)

Ai që nuk di dhe nuk di pse nuk di – është i marrë; largohu prej tij
Ai që nuk di dhe e di se nuk di, është fëmijë, mësoje; nëse ti di, e nuk e mëson ke bërë gabim.
Ai që di dhe nuk e di që di, është i fjetur; mos e lë të flejë por zgjoje – nëse nuk e zgjon ke bërë mëkat.
Ai që di dhe e di se di është i mencur; andaj shko pas tij, nëse shkon pas tij do të kesh udhën e ndriçuar. (Mendime filozofike)

Durimi është i hidhur, mirëpo sjellë fruta të ëmbla – (Ruso)

Me durim zbutet edhe princi, fjala e urtë then edhe gurin.

Më të mira janë goditjet e mikut se sa puthjet e armikut.

Le të lavdërojnë të tjerët e jo goja jote, i huaji e jo buzët e tua.

Qeni kur lehë na paralajmëron që mos t’i afrohemi. Ai që nuk lehe zakonisht përgaditet që të na kafshojë – (Zeki Bejtullahu)

Mos ofendo askënd në jetë
Se gjuha është një thikë e mprehtë
E plaga e saj nuk është e lehtë.
Askë mos e poshtëro, dhe për askë mos fol keq – (Fetare)

Thuaje atë që vlenë ose hesht – (Fetare)

Mos u tall tepër, dhe thuaje vetëm të vërtetën – (Fetare)

Ruaju flajëve të ndyta, dhe veprave të këqija – (Fetare)

Pranoje këshillën prej çdo njeriu, dhe mos e refuzo – (Fetare)

Dëshiro për njerëzit, çdëshiron për veten – (Fetare)

Miqtë e vërtetë tregohen në fatkeqësi – (Fetare)

Të vdesim kur vdekja është mjek yni.

Tri gjëra janë më të bukurat ne jetë: pranvera, dashuria, dhe muzika.

Duaj atdhenë si shqiponja folenë - (Jug-Shqipëri)

Duaje vatanin, në dash me krisë dushmanin – (Korishë – Kosovë)

Kush ka vdekë për atdhe, nuk ka vdekë, por ka le – ( Shkodër)

Toskë e gegë- pemë nga një degë – (Gjirokastër)

Kur të jesh në vend të huaj, dita të duket muaj – (Podrime)

Cfarë bukurie është të takosh njeriun që nuk lavdërohet e meriton të jetë i lavdëruar.

Më kryesoret janë katër gjëra që e bëjnë njeriun njeri: dituria, durimi, kanaati (të mjaftuarit me atë që ke), dhe drejtësia.

Fati ndihmon vetëm guximtarët – (Virgjili)

Më shumë skuqu para vetes sesa para të tjerëve – (Pitagora)

Ke besim në vetvete, që të besojnë të tjerët – (F. La Roshufko)

Më i zoti i njerëzve është ai që është i zoti ta përmbajë vetveten –(Sami Frashëri)

Gjëja më me rëndësi për njeriun është vullneti i fortë – (Gëte)

Ha kur ke uri, martohu në të ri – (Popullore)

Dita më e humbur nga të gjitha është ajo në të cilën s’kemi qeshur – (S.Shamfor)

Fytyra e qeshur është kripa e bukurisë – (Thënie orientale)

Inati të plakë, e qeshura të rinon – (Thënie angleze)

E qeshura është ilaqi më i mirë i natyrës.

Kush nuk qesh – në jetë ka parakaluar plotësisht i fjetur – (Verner)

Këshillimi është busulla e zgjidhjes së punëve të vështira – (Sami Frashëri)

Kur të flasësh, mendohu mirë kur të hash përtypu mirë – (Thënie latine)

E vërteta, ashtu si dielli, mund të mjegullohet, por vetëm për një farë kohe – (P.Buast)

Në errësirë duhet dritë, në fatkeqësi mend.

Kah dituria shkohet përmes tri rrugëve: përmes të menduarit, edukimit, dhe përvojës ( Latine)

Themel i një shteti është edukimi i të rinjëve – (Diogjen)

Të përsëriturit është nëna e të mësuarit – (Cajkovski)

Mohimi i gabimit është gabim i dyfishuar – (Monteskie)

Tu flitet të tjerëve për të bërë mirë është një e mire më e madhe sesa të bëni vetë mirë. – (King Fu Ce)

Përpiqu të imitosh vetem punët e mira të njerëzve të mëdhenj – (Sami Frashëri)

Mbarë bota është një skenë, dhe të gjithë njerëzit janë aktorë – (Shekspiri)

Kush hakmerret për një poshtërsi, ai e bën tjetrën – ( Didëro)

Më mirë të mbetet i akuzuari pa u dënuar se sa te dënohen të pafajshmit – (Sami Frasheri)

Rruga e jetës është DREJTËSIA, mos u ndaj nga rruga për të hyrë në rrugica.

Sa më shumë që jepni, më shumë do të keni – (Lao Ce)

Ai që i përkushtohet mësimit çdo ditë e më tepër bëhet më i madh – (Lao Ce)

Njerëzit e zgjedhin punën, ndërsa puna i vlerëson njerëzit – (Naim Frashëri)

Arti i luftës është art i zhdukjes së njerëzve, ndërsa politika është art i mashtrimit të tyre – (Gandi)

Talenti krijohet në vetmi, karakteri në shoqëri – (Gëte)

Jeta është vizatim në të cilën s’mund ta përdorim gomën për fshirje.

Prirja për gëzim e shpresë është lumturi e vërtetë, prirja për dëshpërim e frikë është fatkeqësi e vërtetë – (Gëte)

Ai që nuk ndërron mendje kurrë, ndoshta s’ka fare – (Moravia)

Gruaja ështe nëna e kombit – (Grekët e vjetër)

Guximi është fillimi i fitores – (Plutarku)

Mirësjellja është celësi i artë që i hap të gjitha dyert – (Thënie latine)

Njeriu është i lirë vetëm atëherë kur i shërben së vërtetës – (Sami Frashëri)

Fol vetëm për ato gjëra që i njeh, për të tjerat hesht – (S.Frashëri)

Mosmirënjohja më e madhe e njeriut është harresa e borxhit.

Të njohësh të tjerët është mençuri. Të njohësh veten është urtësia më e madhe. Ti imponohesh vullnetit të të tjerëve është forcë. Ti imponohesh vetes është forca më e madhe – (Lao Ce)

Fati i ndihmon mendjet e përgaditura – (L.Paster)

Kush hakmerret për një poshtërsi, ai e bën tjetrën – (Didëro)

Edhe e vërteta e dëmshme vlen më shumë sesa gënjeshtra e dobishme – (Tomas Man)

Pa kundështime s’ka përparim; ky është ligj të cilin qytetërimi e ka trashëguar deri më sot – (Diogjen)

Për Volterin politika s’është asgjë tjetër pos mjeshtri e rrenës në çastin e duhur.

Kufizimi nacional është armiku më i madh i kulturës – (Llukac)

Po mos të kishte njerëz të këqinj, s’do të kishte juristë të mirë – (Dikens)

Biseduesi duhet të ketë kujdes cka flet, në cfarë vendi flet, dhe në cfarë mënyre flet. – (Ciceron)

Në luftë – Vendosmëri
Në disfatë – inatë
Në fitore – shpirtmadhësi
Në paqe – vulnet të mirë (Cercil)

Për armikun mos fol keq, por vetëm mendo keq – (Latine)

Po të mos kishte jeta vuajtje, s’do t’ia dinim vlerën gëzimit.

Pakënaqësia është shtytje për të përparuar – (Tagore)

Liria është si të hollat : disave u ndihmon, të tjerët i prish – (Novalis)

Njeriu që flet shumë, sado mirë që të flaës, në fund do ta thotë ndonjë marri

Njeriu është aq i ri, sa të reja ka mendimet.
 
Valid XHTML & CSS | Template Design Radio Debreshi | Copyright © 2009 by Radio Debreshi